Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Mashtrimi”, në lidhje me një skemë të dyshuar mashtrimi përmes investimeve në kriptovaluta.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, në disa lokacione në Prishtinë, ku të dyshuarit, duke vepruar si grup, pretendohet se kanë mashtruar shtetas suedezë përmes qendrave ilegale të thirrjeve (Call Center).
Të dyshuarit dyshohet se janë paraqitur si ofrues të investimeve në kriptovalutën Bitcoin, duke i bindur viktimat të investonin para. Pas investimeve, mjetet financiare dyshohet se janë transferuar në llogari të tjera të panjohura, duke u shkaktuar të dëmtuarve dëme të konsiderueshme materiale.



