Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksioni vullnetar, të huajt rezidentë pastrojnë plazhin në Vlorë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 13:34
Aksioni vullnetar, të huajt rezidentë pastrojnë plazhin në Vlorë

Vlora tashmë nuk është vetëm një qytet ku të huajt vijnë për të kaluar disa ditë pushimesh verore. Ajo po tërheq edhe shtetas nga kontinente të largëta, të cilët kanë vendosur të jetojnë në Vlorë.

Pas disa muajve qëndrimi, këtyre rezidentëve të huaj u ka rënë në sy një paradoks: ky qytet turistik, me plazhin e tij të bukur përgjatë Lungomares, vijon të mbetet me mbeturina dhe nuk pastrohet siç duhet.

Pikërisht për këtë arsye, një pjesë e rezidentëve të huaj janë organizuar për të pastruar vetë plazhin përgjatë Lungomares

“Ne jemi nga Amerika dhe u shpërngulëm drejt Vlorës në shkurt. Tashmë po bëjmë pjesën tonë për ta mbajtur Vlorën të bukur dhe të pastër. Jemi këtu sot për të pastruar plazhin, për ta bërë Vlorën të duket bukur. Ne po e pastrojmë sepse duhet ta pastrojmë, ta mbajmë të pastër. Dhe pse jo, pse mos të bëjmë diçka, në vend që të ankohemi për të? Unë e dua Vlorën, e dua Shqipërinë, dhe kur e do diçka, kujdesesh për të.”

“Shumë prej nesh janë këtu prej më shumë se një viti, kemi aplikuar për viza dhe jemi të nderuar që jemi mirëpritur nga kombi juaj dhe nga Vlora. Pastrimi i bregdetit është një vepër e vogël e jona për të vlerësuar mirëpritjen që na është bërë.”

Ermali tregon se për të huajt është e habitshme që plazhi mbetet me mbeturina, ndërsa për shqiptarët dhe institucionet lokale kjo duket se nuk përbën shqetësim.

Edhe gjatë sezonit veror, menaxhimi dhe pastrimi i hapësirave publike në plazhe, por edhe në qytet, ka qenë një problematikë që ka lënë për të dëshiruar në Vlorë.

Më shumë nga Lajme

  • 07:32Aleanca u drejtohet mediave, konferencë në hollin e Kuvendit
  • 07:2728 vjet nga vrasja e dëshmorit Cen Dugolli
  • 07:27Në 34 lokacione të reja vendosen kamerat në Prishtinë, së shpejti do të ketë edhe radarë
  • 07:25Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë
  • 07:22Temperatura deri në 34°C gjatë kësaj jave, të martën mundësi për reshje e rrufe