Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasadori suedez: Kosova vendos vetë për gazin amerikan, prioritet mbetet siguria energjetike

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 08:30
Ambasadori suedez: Kosova vendos vetë për gazin amerikan, prioritet mbetet siguria energjetike

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se vendimi për çështjen e gazit amerikan i takon Qeverisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji për qytetarët dhe ekonominë.

I pyetur për këtë çështje, Westerlund tha se nuk dëshiron të japë vlerësime se cila zgjidhje është më e mira, duke ia lënë këtë vendimmarrje institucioneve të Kosovës dhe negociatave me partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk kam ndonjë qëndrim të fortë për këtë çështje. I takon Qeverisë së Kosovës ta marrë atë vendim. Sigurisht që është e rëndësishme për çdo qeveri të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji. Mund të zgjidhen rrugë të ndryshme për ta arritur këtë, por mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët dhe ekonomia të kenë një furnizim të qëndrueshëm me energji. Ka mënyra të ndryshme për ta realizuar këtë dhe unë nuk do të komentoj se cila është më e mira. Këtë do t’ia lë qeverisë dhe negociatave të saj me aktorët ndërkombëtarë. Është për të ardhur keq që kjo situatë po vazhdon prej një kohe të gjatë. Ajo pengon promovimin e tregtisë dhe zhvillimin ekonomik, prandaj përbën një sfidë”, tha Westerlund.

Ambasadori suedez foli edhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, duke vlerësuar progresin e bërë përmes Dhomës Nordike të Tregtisë dhe rolin e diasporës kosovare në forcimin e lidhjeve tregtare mes dy vendeve.

“Zhvilluam mbledhjen vjetore të Asamblesë së Dhomës Nordike të Tregtisë. Tani kemi deri në 25 anëtarë. Kjo është diçka që e kam nisur para tre vitesh. Jam shumë i kënaqur që po ecim përpara me këtë nismë. Kemi marrëdhënie të forta tregtare mes Kosovës dhe Suedisë. Mendoj se kjo tregon se kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira në nivel dypalësh mes Suedisë dhe Kosovës. Nuk bëhet fjalë vetëm për tregtinë. Bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet politike. Ne kemi një diasporë prej rreth 70 mijë shqiptarësh të Kosovës në Suedi dhe ata janë gjithashtu shumë të dobishëm kur bëhet fjalë për promovimin e tregtisë mes Suedisë dhe Kosovës. Prandaj jam shumë i kënaqur që pas katër vitesh këtu kemi marrëdhënie dypalëshe shumë të mira”, tha Westerlund.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij