Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 14:31
Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri

Është anuluar nisja e studentëve nga Kosova për pjesëmarrje në protestat që po mbahen në Shqipëri tash e disa ditë.

Organizatori i këtij udhëtimi Jahë Baci, tha se “na ka ardhur një informacion te veshi” që sipas tij nuk lejohet udhëtimi dhe se atë e pret arrestimi në Tiranë.

Baci tha se nuk do të ndalen me kaq, pasi sipas tij, do të gjejnë mënyrë tjetër të lejueshme për t’iu bashkëngjitur protestave të studentëve shqiptarë në Tiranë.

“Na ka ardhur një informacion te veshi që nuk lejohet me ardhë dhe sidomos mua më pret arrestimi atje. Kështu që nuk e marr përgjegjësinë për gjithë atë njeri që vjen me mua për t’u arrestuar ose për t’i bërë probleme atyre. Kush e ka nijet të shkojë dhe të solidarizohet me shqiptarët, me gjakun tonë në Shqipëri që po dhunohet, po shkatërrohet rinia mund të shkojë vetmas. Do të shohim që ta gjejmë një mënyrë tjetër për të shkuar, në mënyrën që na lejojnë. Unë për vete për sot nuk mund të shkojë. Kanë qenë tepër shumë, por i kam kthyer shumicën, kanë pasur të vijnë prej secilit qytet, kanë pasur të vijnë shumë studentë e doktorë që na kanë sjellë maska, por secili me vetura private”,tha ai, raporton KosovaPress.

Tutje, ai tha se thirrjen që studentët nga Kosova të shkojnë në Shqipëri e bëri që ta shohin studentët e Shqipërisë që kanë mbështetje nga populli i Dardanisë.

Studentët shqiptarë tash e disa ditë kanë nisur protestat e dhunshme në rrugët e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

shqipërikanëstudentëve

Të ngjashme

Zyrtarët e partisë së tij po e shajnë Ramën, Kurti nesër ulet në një tavolinë me të

Zyrtarët e partisë së tij po e shajnë Ramën, Kurti nesër ulet në një tavolinë me të

19:57
Situata në Shqipëri, Soni Malaj merr vendimin e rëndësishëm

Situata në Shqipëri, Soni Malaj merr vendimin e rëndësishëm

18:15
Sot universitetet në Shqipëri bojkotojnë mësimin

Sot universitetet në Shqipëri bojkotojnë mësimin

09:54
Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

21:11

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Nasim Haradinaj shpjegon pse VV-ja, sipas tij, e ka dashtë nënshkrimin e ligjit
  • 23:15BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
  • 23:01Gazetari Ramadani: PDK duhet me e pa si shans, me dalë Ismaili e Gruda me i përballë ekipin e programin
  • 22:57A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?
  • 22:50Gati “Esref Tek”, kush do të jetë partnerja e Çagatay Ulusoy?