Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka kërkuar nga Hekuran Murati dhe Dimal Basha të tregojnë se ku kanë shkuar 53 milionë eurot, ndërsa ka bërë të ditur se Pal Lekaj nuk ka asnjë funksion në Aleancë.
Gjini ka thënë se pas gjashtë vjetësh në pushtet, Qeveria duhet të japë përgjigje për destinimin e këtyre mjeteve.
“Ka mujt me dalë ministri i Financave me thanë që 53 milionët kanë shku në këtë llogari, edhe me tregu e kujt është ajo llogari. Nuk duan me u marrë me këtë temë”, ka deklaruar Gjini.
Ma qojnë mallin si thirrje ‘Drejtësi për Astrit Deharin’. Nuk dojnë me tregu ku kanë shku ato pare. Ka mujt me dalë ministri i Financave me thanë që 53 milionë i kanë shku kësaj llogarie, edhe me tregu e kujt është ajo llogari. Nuk dojnë me u marrë me këtë temë.




