Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 21:13
Armët ilegale, kërcenim për sigurinë në Kosovë

Armët vazhdojnë të jenë shqetësim për sigurinë në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2025, Policia konfiskoi rreth 2 mijë armë dhe mbi 39 mijë fishekë. Përballë rrezikut që paraqesin armët ilegale, njohësit e sigurisë kërkojnë masa që do t’i nxisnin qytetarët t’i dorëzojnë ato, ndërsa rastet e vrasjeve vazhdojnë të ngrenë shqetësime.

Konfiskimi i armëve ilegale dhe rastet e vrasjeve vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për sigurinë në Kosovë. Sipas Policisë, gjatë vitit 2025 janë konfiskuar 1931 armë dhe mbi 39 mijë fishekë, ndërsa gjatë vitit paraprak janë konfiskuar 1746 armë dhe mbi 33 mijë fishekë.

Njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se amnistia mund të shërbejë si një mundësi për të nxitur qytetarët që t’i dorëzojnë armët ilegale.

“Amnistia nganjëherë është shpëtim, sepse nuk ka ndjekje për ata persona që i dorëzojnë armët. Do të duhej që këta persona edhe të stimuloheshin”, tha Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

Ndërkaq, sociologu Genc Xërxa shpreh shqetësimin për prirjen e individëve dhe palëve të ndryshme për t’i zgjidhur konfliktet duke marrë ligjin në duart e tyre.

“Shumica e individëve dhe palëve në këtë kontekst po mundohen t’i zgjidhin [konfliktet] duke marrë ligjin në duart e tyre”, tha Genc Xërxa, sociolog.

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, në Kosovë janë evidentuar 17 raste të vrasjeve. Në Kosovë, sipas statistikave, ekziston një numër i konsiderueshëm i armëve legale, ndërsa hulumtimet e publikuara vitin e kaluar tregojnë se brenda një viti hyjnë rreth 1.300 armë të reja.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh masa të ashpra ndëshkimore për veprat penale që lidhen me armët. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon ose shet armë, apo ndërmjetëson në tregtimin e tyre, mund të dënohet me gjobë deri në 7500 euro dhe me burgim nga një deri në tetë vjet. Nëse vepra përfshin më shumë se katër armë ose 400 fishekë, dënimi parashihet të jetë nga një deri në dhjetë vjet burgim./RTK/

armëtkosovëilegale

Të ngjashme

Haziri u deklarua kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, reagime nga LVV

Haziri u deklarua kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, reagime nga LVV

20:12
Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave të saj në Kosovë

Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave të saj në Kosovë

13:46
Haziri: Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë

Haziri: Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë

12:38
Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

09:32

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Përplasja në selinë e PD-së, momenti ku policia hedh gaz lotsjellës në oborrin e godinës
  • 22:21Eurodeputeti: T’i fajësosh të rinjtë shqiptarë se janë të ndikuar nga jashtë vetëm pse po e shfaqin hidhërimin e tyre për korrupsionin, është fyerje
  • 22:16Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
  • 22:16Qendra Post-Traumatike për veteranët, OVL-ja e bindur se institucionet do ta nisin punën
  • 22:06“Nuk kemi fshehur askënd në seli”, Këlliçi: Na sulmuan me gaz