Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arratisja e Altin Ndocit, shkarkohet Drejtori i burgut të Durrësit

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 15:22
Arratisja e Altin Ndocit, shkarkohet Drejtori i burgut të Durrësit

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Veç shkarkimit të drejtorit, Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë.

Menjëherë pas ngjarjes së djeshme, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve angazhim maksimal me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Po kështu ditën e djeshme u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës. Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në pranga u vunë 8 persona:

* Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; * Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve; * Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; * Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve; * Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; * Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; * Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve; * Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Më shumë nga Lajme

  • 13:53Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë
  • 13:45Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • 12:55''Ne para qeverisë, ai po notonte'', Musliu publikon një video të Kurtit në pishinën e Bajës së Malishevës
  • 12:50Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat pa drita
  • 12:48Feride Rushiti: S’është diskutuar më emri im për Presidente, po e vazhdoj punën në QKRMT