Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestimi i Preniqit, Kryeziu: Është agresion juridik i Serbisë ndaj Kosovës

GD
Gazeta Demos5 gusht 2025 në 13:49
Arrestimi i Preniqit, Kryeziu: Është agresion juridik i Serbisë ndaj Kosovës

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas arrestimit të Behar Preniqit në Serbi, duke quajtur këtë veprim si “agresion juridik” ndaj shtetit të Kosovës .

Kryeziu ka vënë në pah dy dimensione të rastit, atë individual, që ka të bëjë me arrestimin e Preniqit pa fakte, dhe atë kushtetues, që paraqet një përplasje mes autoriteteve të dy shteteve.

Ai ka theksuar se pjesëmarrja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk është dhe nuk guxon të trajtohet si krim dhe se shteti i Kosovës nuk duhet të përfshihet në mbrojtjen individuale të Preniqit, por të adresojë dimensionin e gjerë të problemit, agresionin juridik të Serbisë.

“Arrestimi i Behar Preniqit është akt i agresionit juridik ndaj Kosovës, përkatësisht luftim i pavarësisë dhe sovranitetit të saj. Serbia më nuk është duke arrestuar vetëm ish pjesëtarët e UÇK-së si të dyshuar për krime të caktuara gjatë luftës, por tani ka nisur t’i arrestojë ata thjesht sepse ishin pjesë e luftës çlirimtare”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar se qasja e re e Serbisë mund të zgjerohet ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë punuar apo punojnë në institucionet e shtetit.

Behar Preniqi është arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimin për pjesmarrje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi