Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara, derisa ndodhej në stacionin policor në lidhje me një rast tjetër të mëhershëm, ka shfaqur sjellje agresive dhe dyshohet se e ka shtyrë një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.