Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i Senatit të Francës, Gerard Larcher, në prag të nisjes së Forumit të Paqes.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për rolin e Francës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit.
Sipas tij, në takim është diskutuar për stabilitetin institucional pas zgjedhjes së presidentes, planet e Qeverisë për mandatin e ri, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë infrastrukturën, industrinë e mbrojtjes dhe ekonominë.




