Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, përfshirë një zyrtar publik nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë.
Në njoftim thuhet se janë siguruar prova dhe informata se i njëjti ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme, teksa lera totale e tenderëve tejkalon 8.8 milionë euro.
“Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese”, thuhet në njoftim.
