Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 16:05
ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të përfundojnë regjistrimin e punëtorëve në Sistemin Elektronik EDI, pasi afati i fundit për deklarimin e të dhënave është 31 tetori 2026.

Sipas njoftimit të ATK-së, ky detyrim vlen për të gjithë punëtorët që aktualisht janë në marrëdhënie pune. Punëdhënësit që ende nuk e kanë kryer regjistrimin duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar.

Regjistrimi realizohet përmes Sistemit Elektronik EDI, ku duhet të plotësohet formulari përkatës për secilin punëtor, me të dhëna të plota dhe të sakta, në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

ATK-ja ka theksuar se përmbushja e këtij detyrimi është e rëndësishme për zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për mbajtjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për të punësuarit.

Institucioni u ka bërë thirrje punëdhënësve që të mos e lënë këtë proces për ditët e fundit, duke paralajmëruar se mosplotësimi dhe mosdeklarimi i të dhënave mund të jetë subjekt i masave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Për lehtësimin e procesit, punëdhënësit mund të shfrytëzojnë edhe “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, i cili është i qasshëm në Sistemin Elektronik EDI.

Afati përfundimtar për regjistrimin e të gjithë punëtorëve është 31 tetor 2026.

regjistriminnjoftimrëndësishëm

Më shumë nga Lajme

  • 18:40Avokatja e Albert Sylajt kërkoi dorëzani në vend të paraburgimit
  • 18:38Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Strategjia kundër dhunës në familje ka dështuar
  • 18:38Qorrolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike
  • 18:35Kurti takohet me ministrin malazez, në fokus reforma e administratës publike dhe digjitalizimi
  • 18:24"Donika e ka ndal telefonin: Prej kujt po tutesh" - protestuesit te Qeveria