Avokatja e Albert Sylajt, autorit të vrasjes së Arlinda Zekajt, në seancën e sotme dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, raporton se avokatja Kaltrina Vuksani, e cila është caktuar të mbrojë të dyshuarin, para trupit gjykues ka deklaruar se është kundër kësaj mase sigurie.
Tërshani thotë se Vuksani ka kërkuar një masë alternative, më të butë ndaj Sylajt, duke përmendur dorëzaninë.



