Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar me një deklaratë ekskluzive për emisionin ‘Ftesë në 5’ pas dënimit të ish-liderëve të UÇK-së me 81 vite burg.Endrit Thaçi është shprehur se vendimi i Hagës i ka lënduar atë dhe familjen e tij, por nuk i ka mposhtur, pasi siç shprehet ai, beteja për drejtësi nuk ka mbaruar ende.
Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë shqiptarët, pasi çdo mesazh, reagim dhe fjalë mbështetjeje në shesh, në rrjetet sociale dhe përtej tyre, ka qenë burim force për të dhe familjen e tij.“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët, pa asnjë përjashtim, nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, që na kanë qëndruar pranë dhe nuk e kanë ndalur zërin e tyre as pas vendimit.



