Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Autostrada Shkup–Bllacë, punimet nisin brenda muajit

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 20:47
Autostrada Shkup–Bllacë, punimet nisin brenda muajit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se nesër në Shkup do të nënshkruhet marrëveshja me kontraktuesin për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë.Mickoski pret që punët për ndërtimin e këtij aksi rrugor të nisin gjatë këtij muaji.

“Ky projekt është folur në opinion me dekada. Ka përfunduar me sukses e gjithë procedura. Është zgjedhur kontraktuesi. Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja zyrtarisht. Ne presim që puna në atë seksion të fillojë këtë muaj. Ka mijëra probleme me të cilat jemi përballur. Një nga prioritetet që kemi arritur të zgjidhim është pikërisht kjo sfidë për të përfunduar më në fund këtë segment, këto tetë kilometra”, tha Mickovski.Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë njoftuar se në prag të firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, kanë vizituar vendin ku do të nisin punimet për këtë projekt strategjik.

Sipas tyre, ndërtimi i autostradës do të sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe qytetarët e të dy vendeve, duke forcuar lidhjen mes Shkupit dhe Prishtinës.Projekti për autostradën Shkup – Bllacë daton nga viti 2014.

Ndërtimi i segmentit të parë, prej 2 kilometrash ,filloi në vitin 2022.Në dhjetor të vitit të kaluar ishte paraparë të filloj ndërtimi i segmentit të dytë prej 10 kilometrash.

Zvarritjen e punimeve, ministria e transportit e patë arsyetuar për shkak të procedurave burokratike të institucionit financiar

Më shumë nga Lajme

  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:35Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë