Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 12:10
Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente

Avokati i Popullit ka publikuar raportin për gjendjen e ujërave në Kosovë, ku evidentohen probleme serioze me ndotjen e lumenjve, menaxhimin e resurseve ujore dhe zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas raportit, ndër lumenjtë më të ndotur në vend janë Graçanka në Vragoli, Sitnica përgjatë gjithë rrjedhës, Nerodimja në Gerlicë dhe Kaçanik, Drenica në Drenas dhe Vragoli, si dhe Limani i Klinës në Klinë.

Si burime kryesore të ndotjes përmenden shkarkimi i ujërave urbane të patrajtuara, aktivitetet industriale, përdorimi bujqësor, hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe degradimi i tyre nga eksploatimi i pakontrolluar i rërës dhe zhavorrit.

Raporti evidenton gjithashtu mungesë të kapaciteteve institucionale, veçanërisht në nivelin lokal. Në shumicën e komunave mungojnë zyrtarët dhe inspektorët mjedisorë, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë plane lokale për mbrojtjen e mjedisit.

Shqetësuese mbetet edhe mungesa e stafit dhe pajisjeve laboratorike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, si dhe nevoja për zgjerimin e rrjetit të monitorimit të ujërave, veçanërisht atyre nëntokësore.

Sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2024 janë analizuar 11 mijë e 16 mostra të ujit, prej të cilave 98.7 për qind kanë qenë në përputhje me vlerat parametrike.

Ndërsa, gjatë periudhës janar-gusht 2025, nga 8 mijë e 435 mostra të analizuara, 98.2 për qind kanë rezultuar në përputhje me standardet përkatëse.

Megjithatë, raporti veçon edhe problemin e manganit në Liqenin e Badocit, ku gjatë vitit 2024 dhe 2025 janë evidentuar tejkalime të vlerave të përcaktuara.

Avokati i Popullit ka ngritur shqetësime edhe për rrezikun nga përmbytjet, duke kërkuar planifikim afatgjatë, investime në infrastrukturën ujore dhe mirëmbajtje sistematike të rrjedhave ujore.

Në raport theksohet se problemet në sektorin e ujërave janë evidentuar ndër vite, por zbatimi i masave për përmirësimin e gjendjes ka avancuar me ritëm të pamjaftueshëm.

Avokati i Popullit vlerëson se tashmë nevojiten veprime konkrete, urgjente dhe të koordinuara nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se mbrojtja e ujërave kërkon angazhim të përbashkët të nivelit qendror dhe lokal.

ujëraveavokatipopullit

Më shumë nga Lajme

  • 12:55Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
  • 12:53Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
  • 12:19Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?
  • 12:14Kurti në Irlandë: Duam të hyjmë në NATO e BE, por fillimisht na duhet statusi i vendit kandidat
  • 12:12“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend