Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e tenderit për furnizimin dhe montimin e gomave dimërore për Policinë e Kosovës.
Sveçla ka deklaruar se tenderi është anuluar si rezultat i procedurave që, sipas tij, ishin të papërgjegjshme.
Ai bëri të ditur se, bazuar në analizat dhe raportet, Policia e Kosovës ka në dispozicion në depot e saj goma për 73 për qind të automjeteve.



