Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 19:21
Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vetmja rrugë për rivendosjen e drejtësisë është shqyrtimi i çështjes në shkallën e dytë.Në një intervistë për Klan Kosova, Qelaj tha se institucionet e Kosovës duhet të jenë më të vëmendshme dhe të kërkojnë përgjegjësi për veprimet dhe vendimet e Gjykatës Speciale.

“Unë mendoj që padrejtësia tashmë ka ndodhur. E vetmja mundësi për ta rivendosur drejtësinë është marrja e një vendimi të drejtë”, deklaroi Qelaj.Ai theksoi se një gjykim i drejtë nuk duhet të jetë vetëm një përfundim formal juridik, por rezultat i një procesi të pavarur dhe të paanshëm që krijon besim te publiku.

“Besimi i publikut është thelbësor. Nga reagimet publike mund të konstatoj pa dyshim që Gjykata ka dështuar në krijimin e këtij besimi në raport me qytetarët e Kosovës”, tha Qelaj.Sipas tij, mbrojtja duhet të punojë fuqishëm në apel, ndërsa edhe ekipet profesionale mbështetëse duhet të ofrojnë argumente konkrete për një përfundim të drejtë.

“Përderisa publiku nuk është i bindur se verdikti është i drejtë, drejtësia nuk ka triumfuar as për viktimat dhe as për të akuzuarit”, u shpreh Avokati i Popullit.Qelaj paralajmëroi se, nëse dikush shpallet fajtor duke qenë i pafajshëm, pasojat do të ishin të rënda jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për sistemin juridik e gjyqësor të Kosovës

duhetavokatipopullit

Të ngjashme

Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë

Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë

23:12
Avokati i Krasniqit: Nuk u dënuan individët, por ata që kishin përgjegjësi politike në UÇK

Avokati i Krasniqit: Nuk u dënuan individët, por ata që kishin përgjegjësi politike në UÇK

21:56
Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

18:54
Ish-deputeti i LDK-së, pas dënimit nga Specialja: Në këto momente të vështira, nevojitet unitet!

Ish-deputeti i LDK-së, pas dënimit nga Specialja: Në këto momente të vështira, nevojitet unitet!

16:28

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët
  • 22:43Arifi: Shteti të rrisë kapacitetet që në Apel të ketë vendim shfajësues