Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Babai i Diana Kastratit: Nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën për shkak të neglizhencës totale të institucioneve

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 20:50
Babai i Diana Kastratit: Nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën për shkak të neglizhencës totale të institucioneve

Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, e cila u vra para më shumë se 15 vjetësh, ka kritikuar neglizhencën e institucioneve në trajtimin e rastit të vajzës së tij.

Në Debat Plus, Kastrati ka thënë se, pavarësisht kërkesave për mbrojtje dhe përpjekjeve të familjes për të kërkuar ndihmë nga institucionet, askush nuk ishte marrë siç duhet me rastin.

Ai ka treguar se Diana kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, por sipas tij, organet përgjegjëse nuk kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme. Kastrati ka thënë se pas vrasjes kishte kuptuar se kërkesa e vajzës së tij as nuk ishte protokolluar nga stacioni policor.

“Është e çuditshme. Nuk e kam pritur që do të ndodhte ajo që më ndodhi mua, por as që kjo gjendje do të vazhdonte kështu ”, ka thënë Kastrati.

Ai ka rrëfyer edhe përpjekjet e tij për të kërkuar llogari nga institucionet, përfshirë gjykatën dhe Qendrën për Punë Sociale, por ka thënë se ishte përballur me neglizhencë dhe injorim.

Kastrati ka theksuar se për rreth gjashtë muaj kishte kërkuar ndihmë në institucione dhe organizata të ndryshme, por pa arritur ta shpëtonte vajzën e tij.

“Ne nuk kemi arritur ta shpëtojmë një jetë, jetën e fëmijës tonë, e cila ka lënë pas një fëmijë, për shkak të neglizhencës totale të institucioneve, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale, gjykata dhe prokuroria”, ka deklaruar ai.

dianainstitucionevekastrati

Të ngjashme

Babai i Diana Kastratit pjesë e protestës: Të dorëhiqen ata që kanë pasur përgjegjësi

Babai i Diana Kastratit pjesë e protestës: Të dorëhiqen ata që kanë pasur përgjegjësi

17:38

Më shumë nga Lajme

  • 22:03Dosja e Prokurorisë: Në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait në Polici, Albert Sylaj e goditi Arlindën disa herë me sëpatë në dhomën e saj të gjumit
  • 21:53Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën
  • 21:49Sërish protestë të enjten, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara
  • 21:48Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet mandat në Prishtinë
  • 21:36Anita Muçaj i reagon deputetës së VV Arjeta Fejza: Tërhiqe deklaratën, nëse s’kërkon falje i ndjek rrugët ligjore