Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Babai i Dianës: Jam akoma skeptik për drejtësinë, mirë që u ngrit aktakuza

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 15:51
Babai i Dianës: Jam akoma skeptik për drejtësinë, mirë që u ngrit aktakuza

Babai i Diana Kastratit, Gëzimi, ka thënë se vazhdon të jetë skeptik sa i përket drejtësisë, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë në mungesë ndaj ish-partnerit të vajzës së tij, e cila u vra para 15 vjetësh.

Në një deklarim për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ai e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës, duke shpresuar që rasti të përfundojë me dënimin e merituar për autorin.

“Është iniciativë e mirë që ka filluar në mungesë. Shpresoj që të marrë një epilog, ashtu siç duhet të jetë. Kryesi ta marrë dënimin e merituar. Uroj që këto raste të mos përsëriten. Për fat të keq, këto raste nuk po ndalen”, ka thënë ai.

I pyetur nëse i janë rritur shpresat për drejtësi, babai i Dianës është shprehur se ende nuk ka besim të plotë në këtë proces.

“Akoma jam skeptik. Por s’kemi çka të bëjmë tash. Jemi duke jetuar në një vend të tillë dhe, siç po rrjedhin gjërat, akoma nuk ka ndonjë mendim të gjyqësisë që akoma është duke punuar. Akoma jam skeptik, por duhet ta pranoj”, është shprehur ai.

Ai ka treguar gjithashtu se familja nuk ishte njoftuar më herët për arsyet e mosngritjes së aktakuzës, përveç thirrjes së fundit telefonike, përmes së cilës ishte njoftuar për pranimin e një shkrese lidhur me gjykimin në mungesë.

“Jo, të them të drejtën, nuk më kanë njoftuar asnjëherë. Përveç herën e fundit, që më kanë thirrur përmes telefonit dhe e kam pranuar një shkresë për gjykim në mungesë. Më herët s’kam pasur kurrfarë thirrje as njoftimi”, ka deklaruar ai.

Seanca për shqyrtimin kryesor të rastit të Dianës është caktuar të mbahet më 10 nëntor, në orën 09:30.

Ndërkohë, familja e Dianës nuk ka angazhuar avokat në këtë fazë të procedurës.

akomaskeptikbabai

Të ngjashme

“E kërcënonte se nuk do ta shihte më vajzën”, çfarë rrëfeu babai i Dianës në prokurori

“E kërcënonte se nuk do ta shihte më vajzën”, çfarë rrëfeu babai i Dianës në prokurori

20:49

Më shumë nga Lajme

  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit
  • 22:02Remi: Jam takuar me Sveçlën dhe të tjerët gjatë protestave
  • 21:53Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat
  • 21:46Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera
  • 21:42Hoxhaj, në Konferencën e Sigurisë në Berlin: BE-ja duhet të ketë rol më të fuqishëm në Ballkan, edhe në siguri