Gruaja që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për Emisionin ”Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka treguar për ngjarjen dhe përjetimet që ajo i ka përjetuar edhe pas këtij rasti makabër.
Intervista është zhvilluar në Gjakovë, në shtëpinë e viktimës së dhunës, e cila për herë të parë ka vendosur të rrëfejë dhunën, kërcënimet, si dhe për kërkesat e saj për institucionet për drejtësi.
Ajo ka treguar se për 20 vite që kishte kaluar me ish-bashkëshortin në martesë, gjithnjë kishte pasur dhunë, duke shtuar se vjehërria, përkatësisht vjehërri, e shtynte djalin (ish-bashkëshortin) të ushtronte dhunë ndaj saj.
