Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: LVV-ja po e gërryen shtetin

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 13:06
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: LVV-ja po e gërryen shtetin

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë periudhës kur qeveria është në dorëheqje.

Ajo ka theksuar në një postim në facebook e se kur një qeveri është në dorëheqje, ministrat kanë kompetenca të kufizuara dhe nuk mund të punojnë me kapacitet të plotë por, sipas saj, Kurti po vazhdon të emërojë zëvendësministra pa një arsye të qartë.

“Kur një qeveri është në dorëheqje, ministrat kanë kompetenca të kufizuara dhe nuk punojnë me kapacitet të plotë. E pikërisht në këtë situatë Kurti po emëron zëvendësministra. Për çka? Jo për punë, sepse s’ka punë, as s’ka ndonjë nevojë urgjente, po i emëron që të marrin pagë nga buxheti i shtetit, pa bërë asgjë”, tha mes tjerash Bajrami.

Ish-deputetja e LDK-së shtoi se këto emërime janë “zhvatje e buxhetit – është abuzim me pozitën zyrtare”.

“Dhe dëmi nuk është vetëm te paratë që po shpenzohen sot. Dëmi është te standardi që LVV-ja ka vendosë: me trajtu shtetin si pronë paritiake, si mjet për me i shpërbly militantët”.

“Këto standarde të ulëta kanë me i kushtu shumë e gjatë këtij vendi. Është koha të shkoni në opozitë se e keni grryer shtetin”, ka përfunduar Hykmete Bajrami.

Kujtojmë se U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme më 7 qershor, pas konsultave me partitë politike. Kjo erdhi pasi partitë nuk arritën pajtim për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 10:37Prangoset pejani, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe dy fëmijëve
  • 10:25Çitaku për takimin te Haxhiu: Fotografia e një partie që i ka kapur institucionet
  • 10:20Arrestohet në Jarinjë personi i kërkuar për falsifikim dokumentesh, në shtëpi i gjenden 45 fishekë dhe pjesë të uniformës së Policisë
  • 10:12Haxhiu: Me LDK do të ketë një takim shumë shpejtë, shpresoj që këtyre takimeve t'i bashkohen edhe partitë tjera
  • 10:02Dy vjedhje të rënda në pak minuta në Klinë, dëmtohen lokali dhe trafot elektrike