Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të shmangë retorikën nxitëse ndaj Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkretë për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Zëdhënësi i BE-së ka shprehur shqetësimin për deklaratat e politikanëve serbë dhe për mungesën e veprimeve ndaj personave të dyshuar.
Reagimi i Brukselit vjen pas deklaratave të Milosh Jovanoviqit, i cili gjatë fushatës zgjedhore vizitoi Prizrenin dhe u shpreh se “Kosova është Serbi”, si dhe të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili deklaroi se flamuri serb do të valëvitej sërish mbi qytet.


