Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

BE kritikon Qeverinë Kurti: S’u angazhua në bashkëpunim strategjik me opozitën duke bllokuar reformat kryesore për integrim në BE

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 14:52
BE kritikon Qeverinë Kurti: S’u angazhua në bashkëpunim strategjik me opozitën duke bllokuar reformat kryesore për integrim në BE

Bashkimi Europian i jep vërejtje Qeverisë së Kosovës për mosbashëpunim me opozitën.

Kjo qasje, siç thuhet në raportin e BE-së për vendin, ka bllokuar edhe reformat kyçe për integrim në BE.

“Pavarësisht shumicës së fortë të koalicionit qeverisës, ai nuk u angazhua në bashkëpunim strategjik me opozitën, duke bllokuar kështu reformat kyçe për integrimin në BE dhe duke pamundësuar arritjen e konsensusit për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në raport.

Raporti thotë se “Kuvendi i ushtroi kompetencat e tij në një mënyrë tejet të kufizuar”, ndërsa përmend paralizën e zgjatur institucionale dhe bllokadat politike që çuan në pezullimin pothuajse të plotë të veprimtarisë parlamentare dhe në shpërndarjen e Kuvendit në nëntor 2025.

“Kuvendi i ri, i zgjedhur dhe i konstituuar më 11 shkurt 2026, i cili qëndroi në funksion për një periudhë të shkurtër, mbeti i brishtë për shkak të mosmarrëveshjeve politike, paqartësive procedurale, përdorimit të gjerë të procedurave të përshpejtuara dhe mungesës së bashkëpunimit”, thuhet në raport.

BE e vlerëson rolin e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e bllokadave dhe në rikthimin e sigurisë juridike dhe ruajtjen e garancive për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë.

“Kjo nxori në pah dobësi sistemike dhe respektim të pamjaftueshëm të kërkesave kushtetuese dhe procedurale”, thuhet në raport.

Në Kuvend, raporti thotë se “procesi i hartimit të ligjeve ishte shpesh i paparashikueshëm dhe jo mjaftueshëm gjithëpërfshirës, me konsultime të kufizuara me palët e interesit, integrim të dobët të kontributit të shoqërisë civile dhe integrim jokonsistent të perspektivës gjinore”.

“Mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit ishte shumë e kufizuar, ndërsa të drejtat e opozitës u dobësuan nga polarizimi, bojkotet dhe mungesa e dialogut të strukturuar”, thuhet në raport.

Raporti thekson se “diskursi politik në Kuvend mbetet shumë i polarizuar, me raste të retorikës diskriminuese, gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës seksiste”.

“Kuvendit i mungojnë mekanizmat efektivë disiplinorë për të trajtuar retorikën diskriminuese dhe gjuhën e urrejtjes. Nxitja e një dialogu politik konstruktiv në të gjithë Kuvendin, forcimi i respektimit të rregullave procedurale, përmirësimi i cilësisë së legjislacionit dhe procesit të konsultimit, si dhe fuqizimi i funksioneve mbikëqyrëse janë thelbësore për rikthimin e rolit të Kuvendit në qeverisjen demokratike dhe integrimin në BE”, thuhet ndër tjerash në raport.

opozitënbllokuarreformat

Më shumë nga Lajme

  • 15:53Pensionohet futbollisti kosovar dhe menjëherë merr detyrë të re në skuadër
  • 15:40"Çka hjekëm me ardhë deri qëtu", kadetët e rinj revoltohen me vendimin e PK-së: Merrni veç dy familjarë në ceremoninë e diplomimit
  • 15:18Raporti i BE-së: Dhuna ndaj grave mbetet alarmante në Kosovë, sistemi i mbrojtjes së viktimave vlerësohet i pamjaftueshëm
  • 14:55EKSKLUZIVE| Policët e rinj 'urdhërohen' t'i marrin vetëm nga dy familjarë në sallën e diplomimit: Sallën nuk e kemi plotësisht të lirë
  • 14:54Pas rastit të Arlinda Zekaj, Kryeprokurori i Shtetit shkon tek Prokuroria në Pejë, kërkon që çdo rast penal të trajtohet me seriozitet