Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, me rastin e Ditës së Çlirimit.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, Begaj ka theksuar se sakrifica e tyre është një nga amanetet më të shenjta të historisë dhe pjesë e ndërgjegjes kombëtare.



