Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Behrami: Betejën ligjore e kemi fituar në Hagë, atë politike shpresojmë ta fitojmë pasnesër

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 21:28
Behrami: Betejën ligjore e kemi fituar në Hagë, atë politike shpresojmë ta fitojmë pasnesër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar lufta në Kosovë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, i cili po transmetohet drejtpërdrejt nga Haga, Behrami tha se lufta mbrojtëse konsiderohet legjitime sipas konventave ndërkombëtare.

Ai pretendoi se Prokuroria dhe Gjykata Speciale nuk i kanë përfshirë në aktakuzë dhe nuk i kanë pranuar si duhet dokumentet që lidhen me krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Me konventa ndërkombëtare, me ligje ndërkombëtare, lufta mbrojtëse është luftë legjitime, pra, e pranojnë të gjitha konventat e Kombeve të Bashkuar, prandaj gjykata speciale, prokuroria e gjykatës që nga fillimi, kurrë nuk e ka futur në as në aktakuzë, po as nuk i ka pranuar dokumentat për krimet serbe në Kosovë, pra në start ata nuk kanë lejua, janë dërguar dokumenta për krimet serbe në Kosovë, mbrojtja është munduar shumë herë me sqaruar krejt narracionin sepse në gjykata të tilla konteksti është shumë i rëndësishëm dhe prokuroria është munduar që ta shkëputë krejt ngjarjen nga konteksti”, tha Behrami.

Sipas tij, mbrojtja është përpjekur vazhdimisht që në proces të paraqesë kontekstin e luftës në Kosovë, përfshirë masakrat, dhunimet, djegiet dhe spastrimin etnik të kryer nga forcat serbe.

Ai kritikoi gjithashtu debatin rreth themelimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një çështje që është përdorur politikisht.

behramikosovëhagë

Të ngjashme

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

16:16
“Luftë online” para aktgjykimit në Hagë, profilet false synojnë tensione në Kosovë

“Luftë online” para aktgjykimit në Hagë, profilet false synojnë tensione në Kosovë

16:03
Mujku: ShBA autorizoi dëshmitarët e saj për të dëshmuar në Hagë

Mujku: ShBA autorizoi dëshmitarët e saj për të dëshmuar në Hagë

21:41
3.24 milionë euro për gjashtë projekte të reja Kosovë–Maqedoni e Veriut

3.24 milionë euro për gjashtë projekte të reja Kosovë–Maqedoni e Veriut

20:27

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Haradinaj rrëfen takimin e parë me ish-krerët e UÇK-së në Hagë
  • 22:19Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president
  • 22:18Përparim Rama: Prishtina po bëhet gati për investime të reja, mirëpret princin saudit dhe investitorët potencialë
  • 22:08Gruda: E respektoj Bekim Sejdiun si intelektual, por Kurti atë e zgjodhi sepse e dinte që nuk votohet nga Avdullah Hoti
  • 22:07Kundërshtoi kandidaturën e Sejdiut, Ymeri pas tërheqjes së tij: Rrnoftë LDK-ja, rrnoftë demokracia e Republikës së Kosovës