Avokati shqiptar, Mentor Beqiri ka thënë se është habitëse se si Prokuroria kërkon nga 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, por që për gjeneralët serbë dha dënim me nga 15 vjet.
“Prokuroria habit kur kërkon dënim prej 45 vjet burgim, më shumë se dyfishi që iu dha udhëheqësve serbë. Çdo vlerësim i objektivave të UÇK-së që shpërfill këtë mospërputhje është e paplotë dhe nga pikëpamja analitike, e pavend. Trupi gjykues nuk mund të gjykojë në mënyrë të duhur dhe të drejtë objektivat e UÇK-së, strukturën, veprimet, të izoluara dhe pa marr parasysh kushtet që çuan në krijimin e saj. Rezistenca e armatosur nuk u krijua përpara shtypjes, por pas shtypjes. Mbrojtja tregon se UÇK-ja lindi vetëm pas vitesh diskriminimi në rritje të dhunës dhe heqjes të plotë të mbrojtjeve institucionale dhe ligjore për shqiptarët e Kosovës”, tha Beqiri.
