Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinë, Besa Shahini, ka vizituar Shoqatën e të Verbërve dhe të Pamurit të Dobësuar të Kosovës.
Ajo ka thënë se Prishtina është e vështirë për të gjithë qytetarët, e sidomos për ata me nevoja të veçanta.
“Prishtina është e vështirë për të gjithë qytetarët, e sidomos për ata me nevoja të veçanta.
U pritëm në takim nga Shoqata e të Verbërve dhe të Pamurit të Dobësuar të Kosovës, dega e Prishtinës. Me ta biseduam për aktivitetet dhe nevojat e komunitetit.
Edhe pse vështirësitë janë të mëdha, kërkesat e tyre mbeten të thjeshta e konkrete. Ata vazhdojnë angazhimin me optimizëm, duke kërkuar mbështetje për identifikim, shkollim, punësim dhe mirëqenie.
Prishtina gjithmonë duhet të qëndrojë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë!”.