Drejtori i Fondit për të Drejtat Humanitare, Bekim Blakaj ka komentuar mbi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve. Ai theksoi se çdo i akuzuar ka të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.
Në lidhje me ish-Presidentin Hashim Thaçi, Blakaj theksoi se procesi i dytë gjyqësor është përdorur nga prokuroria dhe më pas edhe nga paneli si një arsyetim për të mos ndërprerë paraburgimin.
“Çdo i akuzuar ka të drejtën e gjykimit të drejtë dhe në kohën e arsyeshme. Ky gjykim është duke zgjatur tej mase. Po të ishte Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-jugosllavi besoj që vite me parë ata do të mbrohen nga liria. Kjo gjykatë ka vendosur standarde të tjera që s’janë parë në të kaluarën. Një arsyetim është edhe frika nga arratisja”.
