Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Blerim Latifi thotë se për njohjen e Sirisë kanë merita SHBA e Izraeli: Tregimet e tjera janë dokrra hini

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 22:42
Blerim Latifi thotë se për njohjen e Sirisë kanë merita SHBA e Izraeli: Tregimet e tjera janë dokrra hini

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria është rezultat i zhvendosjes së këtij shteti në orbitën amerikane, pas rënies së regjimit të Asadit.

Sipas Latifit, kjo njohje është edhe përfitim indirekt nga fitorja e Izraelit në Lindjen e Mesme.

Tregimet e tjera për procesin e marrjes së kësaj njohje ai thotë se janë “dokrra hini”. Siria e ka njohur sot Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar nga Damasku për këtë vendim të Sirisë, duke falendëruar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite.

Postimi i plotë i Latifit:

Siria nën Asadin ishte një satelit i Iranit dhe Rusisë. Milicitë e Hezbollahut patën rol vendimtar në mbajtjen e Asadit në pushtet përgjatë luftës civile që nisi aty në vitin 2011. Pastaj Irani nxiti Hamasin dhe Hezbollahun që të sulmojnë Izraelin. Në përgjigje, Izraeli shkatërroi Hamasin, shpartalloi Hezbollahun dhe bombardoi Iranin, duke e nxjerrë jashtë loje për dhjetë ditë lufte. Pa Iranin dhe Hezbollahun, Asadi nuk mund të qëndronte më në pushtet. Regjimi i tij ra si një kullë prej letre dhe milicitë e Ahmed Al Sharas marshuan në Damask. Kështu Siria u zhvendos nga orbita e Rusisë dhe Iranit në orbitën amerikane. Njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i kësaj zhvendosjeje.Është një përfitim i yni i tërthortë nga fitorja e madhe e Izraelit në Lindjen e Mesme. Tregimet tjera për procesin që solli deri te kjo njohje janë thjesht dokrra hini.

Izraelisiria

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Alarm për bombë në Portsmouth
  • 17:50Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona kapen në Fushë Kosovë
  • 17:46Kush kishte të drejtë ta takojë Jakup Krasniqin në 4 ditët e qëndrimit në Kosovë?
  • 17:44Shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas, dërgohet në mbajtje burri në Ferizaj
  • 17:43Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”