Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ejupi: Kosova duhet ta blejë rrymën më herët për çmime më të lira, jo vetëm një ditë përpara

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 21:58
Ejupi: Kosova duhet ta blejë rrymën më herët për çmime më të lira, jo vetëm një ditë përpara

Drejtori ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi, ka kritikuar menaxhimin e sistemit energjetik në Kosovë gjatë katër vjetëve të fundit, duke thënë se vendi duhet të planifikojë më herët importin e energjisë elektrike, në mënyrë që ta blejë atë me çmim më të lirë dhe të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Ejupi ka thënë se rritja e importit ka filluar shumë më herët, por institucionet po diskutojnë për problemin vetëm pasi ai ka ndodhur.

Ai ka theksuar se keqmenaxhimi, sipas tij, ka përfshirë të gjithë sistemin energjetik, nga prodhimi dhe transmetimi deri te rregullimi i sektorit.

“Tu u ftohë moti veç ka filluar me u rritë importi. Ajo që ka rëndësi është se ne po flasim pasi ka ndodhur kjo. Çka ka ndodhur në Kosovë është se katër vjet është keqmenaxhuar komplet sistemi, prej prodhimit, transmisionit, rregullatorit”, ka thënë Ejupi.

Ai ka thënë se institucionet është dashur të planifikonin nevojat për energji, duke marrë parasysh se konsumi në Kosovë vitin e kaluar kishte arritur në rreth 1 mijë e 600 megavatë në orë.

“Ne e kemi ditur që vjet ka mbërri pikërisht 1 mijë e 600 megavatë konsumi në orë. Në javën e fundit të dhjetorit. Ne është dashur të planifikojmë që, nëse të gjithë gjeneratorët tanë funksionojnë, mund të arrijmë prodhim më shumë se 900 megavatë. Ne duhet të importojmë 700”, ka deklaruar ai.

Sipas Ejupit, Kosova duhet të ndryshojë qasjen dhe të mos presë deri në momentin kur paraqiten problemet për të blerë energji në treg.

“Pse s’duhet të jemi proaktivë? Më bëni një thirrje që ne në fund ta blejmë rrymën më herët, me çmim më të lirë, më sigurt. Ajo që jemi duke parë është se edhe dhjetë vjet kemi nevojë për import dhe ti e merr më të lirë sesa të vjen”, ka thënë Ejupi.

Ai ka kritikuar edhe mbështetjen te tregu ditor i energjisë, ku blerjet bëhen një ditë përpara, duke theksuar se kjo mënyrë shërben kryesisht për t’iu përgjigjur situatave të papritura, siç është ndalja e një blloku prodhues.

“Ne jemi duke e treguar energjinë ‘day-ahead’, një ditë përpara. Kjo është për ato që ndodhin, se të ka rënë një bllok”, ka përfunduar Ejupi.

ejupiduhetherët

Të ngjashme

Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë – por ku ka mbetur sot LDK-ja…

Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë – por ku ka mbetur sot LDK-ja…

14:15
Kurti në Irlandë: Duam të hyjmë në NATO e BE, por fillimisht na duhet statusi i vendit kandidat

Kurti në Irlandë: Duam të hyjmë në NATO e BE, por fillimisht na duhet statusi i vendit kandidat

12:14
Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?

Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?

16:04

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%
  • 22:59Çfarë di Amerika që paralajmëroi protesta në Prishtinë në ditët në vijim?