Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Blerim Sallahu tregon se pse nuk u zgjodh presidenti: Nuk ishte faji i Vetëvendosjes

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 21:31
Blerim Sallahu tregon se pse nuk u zgjodh presidenti: Nuk ishte faji i Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu në Politiko tha se situata e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit nuk ka qenë e papritur, pasi që Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton qartë numrin e votave të nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Sallahu tha se aktualisht partia e tij ka 66 vota, ndërsa sipas Kushtetutës nevojiten 80 vota për zgjedhjen e presidentit në raundet e para.

“Ne i kemi 66 numra për momentin dhe e kemi pasur të pamundur të arrijmë 80 numra, siç e përcakton Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Sallahu në Politiko.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar bashkëpunim me partitë opozitare.

“Si parti, si Vetëvendosje, kemi bërë përpjekje të shumta me partitë opozitare për t’u konsultuar, komunikuar, bashkërenduar dhe koordinuar, mirëpo deri më sot nuk kemi gjetur ndonjë bashkëpunim për të arritur kuorumin e nevojshëm kushtetues për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ai.

Deputeti theksoi se pas pamundësisë për zgjedhjen e presidentit, partia e tij e ka dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese për dy çështje kryesore. Sipas Sallahut, arsyeja e parë lidhet me faktin se disa deputetë nuk kanë qëndruar në sallë gjatë procesit, siç e kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndërsa arsyeja e dytë, ka të bëjë me një dekret të nxjerrë nga presidentja, të cilin ai e cilësoi si shkelje të hapur të Kushtetutës.

“Presidentja të nesërmen ka nxjerrë një dekret, i cili i shkel haptazi dhe qartazi dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shtoi tutje Sallahu./Gazeta 10

VV

Më shumë nga Lajme

  • 19:31Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare
  • 19:30​Të shtunën në autostrada s’lejohen kamionët me mbi 20 ton
  • 19:11Zjarret në Shqipëri: 24 vatra të regjistruara, katër shtëpi digjen në Pukë
  • 19:1025 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
  • 19:08Nënshkruhet kontrata për renovimin e palestrës “Karagaqi”