Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli thotë se ATK-ja rrezikon të shndërrohet në vegël të Vetëvendosjes

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 19:40
Cakolli thotë se ATK-ja rrezikon të shndërrohet në vegël të Vetëvendosjes

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rrezikon të shndërrohet në vegël politike të Lëvizjes Vetëvendosje, tha sot Eugen Cakolli, pjesëtar i shoqërisë civile dhe kritik i qeverisë së kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Pjesëtari i Demokracisë në Veprim (DnV) tha se vendosja në krye të Administratës Tatimore e një ish-kandidati për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, përbën kapje të institucionit publik të tatimeve. Cakolli alarmoi rrezikun e shndërrimit të ATK-së në instrument politik “për presione të caktuara”.

“Pas serisë së shkeljeve kushtetuese e ligjore, sot kemi një hap tjetër në vendosjen e njerëzve të LVV-së në krye të institucioneve kyçe të vendit – institucione që do të duhej të ishin të pavarura nga ndikimet politike”, tha ai.

“Emërimi i një ish-kandidati për deputet në krye të Administratës Tatimore të Kosovës është shembulli tipik i kapjes së institucioneve publike. Edhe më shqetësuese, ky veprim rrezikon ta shndërrojë ATK-në në instrument politik për presione të caktuara”, alarmoi Cakolli.Sipas Cakollit, përpos kapjes së ATK-së, vendimi përbën shkelje tjetër ligjore të ministrit të Financave, Hekuran Murati, në kundërshtim me kompetencat që ka qeveria në detyrë.

“Mbi të gjitha, ky vendim përbën vazhdimësi të shkeljes së kufizimeve ligjore mbi kompetencat e një qeverie në detyrë dhe është mosrespektim i hapur i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Supreme, pikërisht në raport me (ish-)Ministrin e Financave”, tha Cakolli.Ministria e Financave e emëroi sot në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Mentor Hysenin, një ish-kandidat për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.

ATK

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit