Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Caktohet data kur do të rivlerësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 15:16
Caktohet data kur do të rivlerësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka zyrtarizuar datën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca gjyqësore është caktuar të mbahet më 15 shtator, ku pritet të vendoset fati i mëtejshëm i lirisë së tij gjatë procesit hetues dhe gjyqësor.

Ky rishqyrtim vjen si pasojë e një vendimmarrjeje të Gjykatës Kushtetuese, e cila e riktheu çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kushtetuesja kërkoi nga kjo e fundit një arsyetim më të qartë dhe të detajuar mbi nevojën e mbajtjes në fuqi të masës ekstreme të sigurisë, duke kërkuar që të vlerësohet specifikisht nëse ekzistojnë masa alternative më të lehta sesa ajo e “arrestrit në burg”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ndodhet aktualisht pas hekurave, ka kërkuar vazhdimisht përmes mbrojtësve të tij ligjorë ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar lirimin e tij për t’u ballafaquar me drejtësinë jashtë qelisë.

Ndërkohë që beteja ligjore vazhdon për masën e sigurimit, ndaj Erion Veliajt dhe personave të tjerë të përfshirë, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, vijon paralelisht procesi gjyqësor në themel.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur një sërë akuzash të rënda ndaj kryebashkiakut.

Mes akuzave zyrtare përfshihen: Korrupsion pasiv në disa episode; Pastrim i produkteve të veprës penale; Fshehje dhe mosdeklarim i pasurisë; Shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale.

Seanca e datës 15 shtator do të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse masa aktuale ndaj Erion Veliajt do të mbetet në fuqi, apo nëse Gjykata e Lartë do të vendosë ndryshimin e saj, duke i hapur rrugë një mase alternative sigurie.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike