Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetja Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët e saj nga Gjykata Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Çitaku ka thënë se PDK është e gatshme ta ndërmarrë këtë hap nëse LVV jep zotim të qartë publik për mbështetjen e projektligjit të dorëzuar sot.




