Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çka do të ndodh nëse mungojnë sërish pjesëtarët e VV-së në seancën për gazin lotësjellës, gjyqtari jep përgjigje

GD
Gazeta Demos31 tetor 2025 në 11:30
Çka do të ndodh nëse mungojnë sërish pjesëtarët e VV-së në seancën për gazin lotësjellës, gjyqtari jep përgjigje

Në mungesë të ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është shtyrë seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend më 2018.

Nga gjykata u tha se Sveçla e ka arsyetuar mungesën e tij paraprakisht, andaj në mungesë të kushteve për mbajtjen e seancës, seanca është shtyrë më 16 janar. Sveçla ishte urdhëruar të sillej në gjykatë me detyrim.

Gjyqtari Sabit Sadikaj ka thënë se ndaj secilit që mungon seancën e radhës, do të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

“Pasi i pandehuri Xhelal Sveçla e ka njoftuar gjykatën me shkrim duke arsyetuar mungesën, seanca e sotme nuk mbahet, e njëjta do të shtyhet për 16 janar. Te Sveçla gjykata dërgon ftesë të rregullt. Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, ka thënë gjyqtari Sabit Sadikaj.

Të pranishëm të premten kanë qenë Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ka konfirmuar aktakuzën Sveçlës, Millakut, Zybës dhe Pacolli-Dalipit, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-s. Kurse, vendimin e Themelores e vërtetoi më pas Gjykata e Apelit.

Në seancën fillestare të mbajtur më 26 mars 2024, katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Gazi lotsjellësXhelal Sveçla

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun