Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar pushtetin e udhëhequr nga Albin Kurti për nepotizëm në institucionet shtetërore dhe ambasadat e Kosovës, duke rikthyer në vëmendje premtimet e kryeministrit për meritokraci dhe transparencë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.
Krasniqi ka reaguar ndaj kritikave që, sipas saj, po i bëhen për qëndrimet e saj kundër qeverisjes aktuale, duke vënë në pikëpyetje heshtjen përballë asaj që e konsideron punësim të familjarëve dhe të afërmve në institucionet publike.
“Ajo ka kujtuar një deklaratë të Kurtit gjatë fushatës së vitit 2021, kur ai kishte kundërshtuar mbushjen e ambasadave dhe ministrive me të afërm, duke premtuar se punësimet do të bëheshin mbi bazën e meritokracisë dhe transparencës.”Tani po thoni ‘Rrezja veç po kritikon’.
E qysh me heshtë në kësi raste?




