Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dasmat me krisma armësh, pesë persona përfundojnë në duart e Policisë

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 11:57
Dasmat me krisma armësh, pesë persona përfundojnë në duart e Policisë

Vera e dasmave po sjell edhe krisma armësh në ahengjet familjare.

Vetëm gjatë 16 gushtit, pesë persona janë arrestuar ose shoqëruar në Polici në raste të ndara, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në ahengje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, raste të tilla janë regjistruar në Gllogoc, Podujevë, Lipjan, Suharekë dhe Vushtrri.

Në fshatin Gllobar të Gllogocit, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng. Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Në fshatin Bradash të Podujevës, një tjetër person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu. Janë sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja. Edhe ky person është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të njëjtën ditë, në fshatin Banullë të Lipjanit, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në aheng. Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz, katër fishekë dhe dy gëzhoja. I dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.

Në Suharekë, një person është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Policia ka konfiskuar pistoletën që dyshohet se është përdorur. Ky person kishte leje për posedim të armës, por me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i pestë është regjistruar në Vushtrri, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng. Atij i është sekuestruar një pistoletë me gaz, 12 fishekë dhe tri gëzhoja. Edhe ky është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

persondyshohetpesë

Të ngjashme

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy policë gjatë detyrës

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy policë gjatë detyrës

09:26
Pesë persona humbin jetën pas shembjes së minierës në Turqi

Pesë persona humbin jetën pas shembjes së minierës në Turqi

13:45
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë

Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë

21:17
I gjenden armë në shtëpi, një person nga Kabashi i Vitisë dërgohet në mbajtje

I gjenden armë në shtëpi, një person nga Kabashi i Vitisë dërgohet në mbajtje

18:33

Më shumë nga Lajme

  • 14:58IKD i kërkon KPK-së të mos cenojë funksionalitetin e Prokurorisë Speciale
  • 14:451.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja
  • 14:20Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit
  • 14:15Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
  • 13:49Prokuroria rrëzon pretendimin për “bllokimin e buxhetit” të Prishtinës