Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Delegacioni i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 11:20
Delegacioni i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol

Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Europol, morën pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, më 23 dhe 24 shtator 2025.

Konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me:krimin e organizuar ndërkombëtar,luftën kundër trafikimit të narkotikëve,pastrimin e parave,keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale, si dhe format e reja të krimit financiar. Gjatë punimeve të Konventës, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të policive partnere dhe institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare.

Në këto takime u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale, format inovative të bashkëpunimit policor, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira që synojnë forcimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve të organizatave policore.

Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konventë është një dëshmi e qartë e angazhimit të saj për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të përballuar sfidat e sigurisë që po evoluojnë në nivel global.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 17:37Përplasja për gurthemelin e kishës në Vushtrri – flet pronari i tokës
  • 17:36Ermal Sadiku: ICT-ja dhe inovacioni nuk janë trajtuar si prioritet nga Qeveria
  • 17:32Gruda pas vizitës te Thaçi në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
  • 17:14Policia ndalon një 45-vjeçar në Kaçanik, i konfiskon armën dhe fishekë
  • 17:12Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë