Blerta Deliu, deputete e PDK-së, e ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, ka folur lidhur me ngjarjen tragjike të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Deliu ka komentuar edhe seancën e djeshme të Kuvendit, duke i cilësuar fjalimet e mbajtura aty si “patetike”, përfshirë edhe fjalimin e saj.

“Mu më vinte turp, marre, që të flisja në Kuvend. Çka të flasë unë? Për procedura, për ligje, qysh kemi arritur, kemi bërë progres. Kënd ne po e frikësojmë në Kuvend, kujt ne po i çojmë sinjale? Ato fjalime të mijat, të secilit, ishin patetike, edhe vetë isha patetike. Sepse nuk gjen njeriu fjalë të thotë diçka të mençur se kur e sheh që e ke një dështim përpara”, ka thënë Deliu në “Kosova Live” në T7.