Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 14:03
Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekaj e cila u vra në mënyrë mizore me sëpatë nga kunati i saj, Alber Sylaj do të paraqitet sot para trupit gjykues në Pejë.

Duke filluar nga ora 14:00 prite të nis seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylaj.

Prokuroria e Pejës ka kërkuar sot caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sylaj.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026.

“Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari kyç, Albert Sylaj vazhdon të jetë ende nga arrati që nga ngjarja tragjike.

ndajsylajpejës

Të ngjashme

Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë

Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë

16:48
Jeton Sylaj kundërshton masën e paraburgimit: Djali ka nevojë për kujdesin tim

Jeton Sylaj kundërshton masën e paraburgimit: Djali ka nevojë për kujdesin tim

12:53
Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

12:28
Aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan ekipin e Klan Kosovës: I goditën me grushte, tentuan t’i shkatërronin provat

Aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan ekipin e Klan Kosovës: I goditën me grushte, tentuan t’i shkatërronin provat

10:02

Më shumë nga Lajme

  • 16:47Aktivistja Nikaj: Po kërkojmë drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla
  • 16:42Emilija Rexhepi i ankohet delegacionit të NATO-s: Çdo bisedë për komunitetet përqendrohet te serbët
  • 16:40Pas përfundimit të aksionit në Ministrinë e Drejtësisë, protestuesit nisen drejt KPK-së
  • 16:39Oborri i ministrisë së Drejtësisë mbushet me protestues ku kërkohet dorëheqja e ministres Gërvalla -para derës vendosen zyrtaret policore
  • 16:35Vëllai i Donjeta Pajazitaj pjesë e protestës, kritikon institucionet që s’i dolën në ndihmë Arlinda Zekajt