Një person është arrestuar nën dyshimin se ka dëmtuar aparatin elektronik të një autolarje dhe se ka vjedhur rreth 3000 euro nga aty.

Policia tha se me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Rruga e Pejës, Prishtinë 02.01.2026 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një autolarje ka dëmtuar aparatin elektronik dhe kishte vjedhur para metalike në vlerë rreth 3000€”, tha policia.