Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Një javë pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt në Pejë – Kush u suspendua, kush dha dorëheqje dhe çka ndodhi më pas?

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 18:08
Një javë pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt në Pejë – Kush u suspendua, kush dha dorëheqje dhe çka ndodhi më pas?

Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e së dielës së 25tetorit në shtëpinë e saj dhe të bashkëshortitnë Vitomiricë të Pejës, nga kunati i saj, tashmë iarrestuar, Albert Sylaj.

Të dielën, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, kuka njoftuar se Arlinda, dy orë para vrasjes, kishteraportuar për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj,Jeton Sylaj, i cili është ndaluar në mbajtje për 48 orëpo atë natë.

Sipas Policisë, Arlinda Zekaj me vullnetin e saj ështëdërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, pasibashkëshorti i saj ishte arrestuar.

“Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta ështëgjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalënjësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili kakonstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënatfillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojëe goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar përrastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj)ndodhet në arrati. Për rastin është njoftuar Prokurori iShtetit, që po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes.Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet enevojshme hetimore për sqarimin e plotë tërrethanave të rastit dhe lokalizimin e arrestimin epersonit të dyshuar”, thuhej në raportimin e parë tëPolicisë pas vrasjes.

Kunati i saj, i dyshuari për vrasjen e Arlindës, ka qenënë arrati deri të martën, më 27 tetor, kur ështëarrestuar nga Policia rreth orës 23:40 në Deçan, pasdisa ditësh kërkimesh dhe hetimesh për kapjen e tij.

Si e paralajmëroi Arlinda vrasjen e saj?

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionetpërgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasitë jetë marrë jeta ime.”

Këto fjalë i shkroi Arlinda Sylaj Zekaj në një letërdrejtuar kryeprokurores së Prokurorisë Themelore nëPejë, e cila mban vulën e pranimit të datës 22 tetor2026. Vetëm tri ditë më vonë, më 25 tetor, ajo u vranë shtëpinë e saj në Vitomiricë, ndërsa për krimindyshohet kunati i saj.

Në këtë letër, ajo kërkonte ndërhyrje urgjente tëinstitucioneve, ekzekutimin e një urdhri gjyqësor dhehetimin e zyrtarëve që, sipas saj, kishin dështuar nëpërmbushjen e detyrave.

Letra, e adresuar për kryeprokuroren dhe e shënuar siurgjente, përmban një paralajmërim për rrezikun qëviktima ndiente ndaj jetës së saj.

Në të, ajo kërkonte marrjen e masave ndaj zyrtarëvepërgjegjës, duke pretenduar se përgjegjësitë pobarteshin nga një institucion te tjetri, ndërsa rrezikupër jetën e saj vazhdonte.

Arlinda kishte kërkuar gjithashtu ekzekutimin emenjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe hapjen ehetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë, duke filluar ngaQendra për Punë Sociale.

“Kjo është shtesa ime e fundit”, kishte shkruar ajo,përpara se të shprehte frikën se institucionet mund tëdetyroheshin të jepnin llogari vetëm pasi t’i merrejjeta.

Në fund të letrës, Arlinda kishte shkruar edhe fjalët:

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!”

Një tjetër letër e shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj, epublikuar nga Natyra Kuçi, ngriti shqetësime të rëndalidhur me mënyrën se si ajo e ka përjetuar trajtiminnga institucionet dhe sistemi i drejtësisë.

Në shkrimin e saj, Arlinda shpreh pakënaqësinë ndajmënyrës se si, sipas saj, janë trajtuar kërkesat dheshqetësimet e saj, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim tëbarabartë para ligjit.

“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, është mesazhi qëpërcillet nga letra e saj, ku ajo shpreh shqetësimin sekërkesat e saj nuk janë marrë seriozisht dhe se edrejta për t’u dëgjuar nuk i është garantuar ashtu siçpriste.

Në këtë letër, Arlinda i drejtohej edhe kryetarit tëGjykatës Themelore në Pejë, duke kundërshtuarmënyrën e trajtimit të rastit dhe duke kërkuar qëçështja të mos zvarritej më tej.

Ajo kishte shkruar se takimet dhe bisedat mezyrtarët, pa veprime konkrete, nuk përbënin zgjidhje,ndërsa kishte kërkuar që institucionet të mos ezëvendësonin zbatimin e ligjit me premtime dhe fjalëpër mundësi.

“Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh akontribuat edhe institucionet në vrasjen e grave”,shkruante ajo në letër.

Në një pjesë tjetër, Arlinda kishte paralajmëruar:

“As vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres tëmos mund të flini!”

Këto letra të Arlinda Zekajt nxitën hetime të thelluaratë rastit, duke ngritur dyshime për përgjegjësinë einstitucioneve dhe kryerjen e detyrave të tyre.

Një tjetër element që dëshmon se Arlinda kishtekërkuar vazhdimisht ndihmë është edhe një regjistrimaudio i një bisede të saj me togerin policor FarukMuqolli. Në këtë bisedë, ajo shpreh shqetësimin përsigurinë e saj dhe të djalit, duke thënë se kishtekërkuar shumë herë ndërhyrjen e Policisë.

Audio-incizimi u publikua në media më 29 tetor,ndërsa një ditë më vonë u transmetua edhe përmesaltoparlantëve gjatë protestës në Pejë.

Në bisedë, Arlinda dëgjohet duke kundërshtuarmosveprimin e institucioneve dhe duke kërkuar qëshqetësimet e saj të trajtohen seriozisht.

Dështimet në Gjykatën Themelore në Pejë

Përveç Policisë dhe Prokurorisë, në raportin eprezantuar nga ministrja e Drejtësisë, DonikaGërvalla, u evidentuan edhe vonesa dhe mangësi nëtrajtimin e rastit nga Gjykata Themelore në Pejë.

Sipas raportit, Arlinda kishte kërkuar urdhërmbrojtjeje emergjente më 7 shtator 2026, dukeparalajmëruar se jeta e saj dhe e fëmijës ishin nërrezik.

Gjykata kishte nxjerrë një vendim fillestar më 7shtator, por Arlinda kishte paraqitur kundërshtim, pasivendimi nuk përfshinte të gjitha kërkesat e saj lidhurme fëmijën.

Seanca për shqyrtimin e kundërshtimit ishte caktuarpër 24 shtator, por më pas ishte shtyrë. Ajo vazhdoimë 5 tetor, por zgjati vetëm rreth 15 minuta, ndërsa ushty sërish për shkak të mungesës së raportit ngaQendra për Punë Sociale.

Seanca u mbajt më 13 tetor, ndërsa vendimi përurdhrin e mbrojtjes u nxor më 16 tetor, më shumë senjë muaj pas kërkesës fillestare.

Më 17 shtator, Arlinda i ishte drejtuar edhe kryetarit tëGjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj,duke shprehur shqetësimin për vonesat dhe rrezikunndaj jetës së saj.

Përgjigjen nga gjykata e kishte marrë më 20 tetor.Sipas raportit të prezantuar nga Gërvalla, kryetari igjykatës e kishte njoftuar se gjyqtari kishte vepruarbrenda afateve ligjore, por ministrja tha sedokumentacioni i shqyrtuar tregonte të kundërtën.

Po më 20 tetor, Arlinda i ishte drejtuar sërish kryetarittë gjykatës, duke shprehur zhgënjimin dhe frikën semund të vritej si pasojë e neglizhencës institucionale.Pesë ditë më vonë, ajo u vra.

Raporti evidentoi gjithashtu se Qendra për PunëSociale nuk kishte dorëzuar brenda afatit raportin ekërkuar nga gjykata. Përfaqësuesi i saj kishtemunguar në seancën e 5 tetorit, duke kontribuar nështyrjen e mëtejshme të procedurës.

Sipas raportit të Gërvallës, Qendra për Punë Socialekishte qenë në komunikim të vazhdueshëm meArlindën nga korriku deri në tetor, por nuk e kishtekonsideruar si detyrim të saj krijimin e kushteve përkthimin e saj në shtëpinë e përbashkët.

Ndërkaq, sipas raportit të Këshillit Gjyqësor tëKosovës, në dosjen gjyqësore për urdhrin mbrojtësishin përfshirë Arlinda dhe bashkëshorti i saj, JetonSylaj. Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen, nukfiguronte si palë në atë procedurë.

Suspendohen dy prokurore

Të enjten e 29 tetorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës(KPK) ka vendosur suspendimin e kryeprokurores sëProkurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj,dhe prokurores Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Ky vendim erdhi pasi kryeprokurori i Shtetit, ZejnullahGashi, kishte rekomanduar suspendimin e tyre dhekishte iniciuar procedurë disiplinore.

Lajmin për suspendimin e tyre e ka konfirmuar vetëkryeprokurori Gashi

Suspendimi i Vuçetajt dhe Nallbani-Gacaferrit umiratua në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-sëme shtatë vota për. Këshilli gjithashtu themeloi njëpanel hetimor për shqyrtimin e çështjes.

Masat ndaj dy prokuroreve lidhen me gjetjet e Zyrëssë Kryeprokurorit të Shtetit për veprimet dhemosveprimet e dyshuara gjatë trajtimit të rastit tëArlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026 nëVitomiricë të Pejës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes një njoftimi, kabërë të ditur se ka themeluar panel hetimor dhe kamiratuar propozimin për suspendimin ekryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë,Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores së rastit, ArlindaNallbani-Gacaferri, pas kërkesës së Kryeprokurorit tëShtetit për fillimin e procedurës disiplinore.

Sipas njoftimit të KPK-së, pas shqyrtimit të kërkesës,Këshilli ka vendosur të themelojë një panel hetimorpër trajtimin e rastit, si dhe ka miratuar propoziminpër suspendimin e të dy prokuroreve ndaj të cilavekërkohet zhvillimi i procedurës disiplinore.

Vendimet janë marrë në bazë të të gjeturave tëparaqitura në raportin me numër reference A.Nr.379/2026, të përfshirë në kërkesën e Zyrës sëKryeprokurorit të Shtetit për fillimin e hetimitdisiplinor, që ndërlidhet me rastin e vrasjes së ArlindaZekajt.

Ndërkaq, KPK-ja ka vendosur që Valbona Disha-Haxhosaj të caktohet ushtruese e detyrës sëkryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Duhet theksuar se suspendimi i dy prokuroreve nuknënkupton se përgjegjësia e tyre është përcaktuarpërfundimisht. Për këtë do të vendoset paspërfundimit të procedurave disiplinore.

Suspendohen edhe 11 zyrtarë policorë

Pas dy prokuroreve, Inspektorati Policor i Kosovës karekomanduar suspendimin e 11 zyrtarëve policorë tëStacionit Policor në Pejë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar tëenjten se ka angazhuar një ekip hetuesish dhe kavazhduar të ndërmarrë veprime hetimore dheverifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia eKosovës të rasteve të raportuara nga e ndjera ArlindaZekaj.

Këto veprime, sipas IPK-së, po ndërmerren meautorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim tëshqyrtimit të plotë të veprimeve dhe procedurave tëndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit tëraportimeve të saj.

Bazuar në veprimet hetimore preliminare, deri në këtëfazë, gjetjet nga Inspektorati Policor i Kosovës janë:

  • Nga Policia e Kosovës nuk dokumentohet qëështë ekzekutuar urdhri mbrojtës C.11r.1300/26 idatës 7 shtator 2026.

  • Urdhri i dytë mbrojtës i datës 16 tetor 2026 ështëekzekutuar me gjashtë ditë vonesë, më 22 tetor2026, dhe atë pas ndërmarrjes së veprimevezyrtare nga IPK-ja, e cila kishte pranuar fillimishtnjë informatë nga ankuesja, znj. Zekaj.

  • Mos trajtimi nga zinxhiri komandues ishkresës/emailit të datës 23 tetor 2026, tëdërguar nga hetuesi policor, i cili kërkontevlerësim të rastit dhe asistencë në kapacitete.Hetuesi kishte vlerësuar që gjatë kohës që znj.Arlinda Zekaj ndodhej në shtëpi, të vizitohej ngapatrulla të uniformuara policore dhe të kishtekomunikim të shtuar me të, me qëllim tëevidentimit të situatës brenda shtëpisë.

  • Dështim i zinxhirit përgjegjës komandues nëtrajtimin e rastit të dhunës në familje, vlerësimittë nivelit të rrezikut dhe ekzekutimit të vendimittë Gjykatës kompetente, duke përfshirëDrejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, StacioninPolicor në Pejë, Nënstacionin Policor nëVitomiricë dhe njësitë e hetimeve nga nivelirajonal dhe në nivel stacioni.

“Bazuar në të gjeturat deri më tani nga veprimet endërmarra hetimore, IPK i ka rekomanduar sotPolicisë së Kosovës suspendimin e 11 zyrtarëve tëcilët, bazuar në këtë rekomandim, kanë suspenduar:

  • U.D./drejtorin Rajonal në DRP-Pejë;

  • Shefin e Hetimeve Rajonale DRP-Pejë;

  • Komandantin e Stacionit Policor – Pejë;

  • Z.V./komandantin e Stacionit Policor – Pejë;

  • Shefin e Sektorit të Hetimeve në StacioninPolicor – Pejë;

  • U.D./Shefin e Sektorit të Operativës në StacioninPolicor – Pejë;

  • Komandantin e Nënstacionit Vitomiricë;

  • Katër hetues policorë të Stacionit Policor – Pejë.

Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuarqë, në koordinim me institucionet kompetente tëdrejtësisë, të sigurojë trajtim profesional, tëpaanshëm dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje,duke respektuar ligjshmërinë, prezumimin epafajësisë dhe integritetin e procesit hetimor”, thuhejnë komunikatën e IPK-së.

Pra, deri në këtë fazë, në kuadër të veprimeveinstitucionale janë suspenduar gjithsej 13 zyrtarë: dyprokurore dhe 11 zyrtarë policorë

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla prezantojnëraportet, por nuk japin dorëheqje

Më 30 tetor, të premten, në konferencë për mediakanë dalë ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dheministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasikryeministri Albin Kurti u kishte dhënë 54 orë kohëpër të përgatitur një raport në lidhje me këtë rast.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dukeprezantuar gjetjet e raportit, tha se ai ka evidentuarnjë sërë shkeljesh dhe neglizhencash ngainstitucionet përgjegjëse, përfshirë GjykatënThemelore në Pejë, Prokurorinë Themelore dheQendrën për Punë Sociale.

Gërvalla bëri të ditur se Arlinda Zekaj kishte kërkuarmbrojtje institucionale, duke raportuar dhunë,kërcënime dhe frikë për jetën e saj dhe të fëmijës.

“Arlinda Zekaj kërkoi vazhdimisht madje edhe disaherë në ditë nga institucionet e Republikës sëKosovës. Ajo paralajmëroi se jeta e saj ishte në rrezikdhe megjithatë më 25 tetor ajo u vra. Raporti që kemidorëzuar dje, nuk është vendim gjyqësor dhe nukpërcakton përgjegjësi penale, por evidenton mangësiserioze në funksionimin e institucioneve përgjegjëse.Këto mangësi nuk mund të relativizohen dhepërgjegjësitë që dalin prej tyre nuk mund të mbesinpa shqyrtuar”, theksoi Gërvalla.

E pyetur për mundësinë e dorëheqjes nga detyra eministres, Gërvalla tha se nëse dorëheqja do tëkontribuonte për adresim më të mirë dhe perspektivëme më pak rreziqe për gratë, nuk do ta refuzontedorëheqjen.

Ministri Sveçla deklaroi se nuk konsideron sedorëheqja e tij do të kontribuonte në fuqizimin e gravedhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke theksuar sepo angazhohen maksimalisht në përmbushjen edetyrave të tyre.

Sipas tij, gjetjet e raportit që ia kanë dorëzuarkryeministrit Albin Kurti evidentojnë disa shkeljeserioze, përfshirë mosekzekutimin e urdhrit të parëpër mbrojtje, vonesat në ekzekutimin e urdhrit tëdytë, mospërfilljen e kërkesës për vlerësimin errezikut dhe mosndërmarrjen e masave të nevojshmepër ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e ArlindaZekajt.

“Çdo qytetare dhe qytetar që kërkon mbrojtje ngainstitucionet e Republikës së Kosovës duhet të ketësiguri se zëri i tyre do të dëgjohet, raportimi i tyreduhet të trajtohet me seriozitet dhe jeta e tyre duhettë mbrohet. Për t’u arritur kjo duhet i gjithë zinxhiri iinstitucioneve përgjegjëse të funksionojë dhe nukguxojmë asnjë hallkë që të dështojë”, theksoi Sveçla.

Ministri deklaroi se përgjegjësia është që çdo veprimdhe mosveprim të hetohet deri në fund.

Sveçla bëri të ditur se janë identifikuar edhe 155 rasteaktive me rrezikshmëri të lartë, për të cilat Policia karaportuar individualisht për veprimet e ndërmarra. Aitha se në raport janë përfshirë edhe raportimet përrastet me rrezikshmëri të mesme dhe të ulët.

Pas refuzimit të tyre për të dhënë dorëheqje,protestat në sheshin “Zahir Pajaziti” kanë vazhduar,duke kërkuar dorëheqjen dhe shkarkimin e të gjithë tëpërfshirëve në këtë rast që nuk kanë ndihmuar ArlindaZekajn.

I vetmi që ka dhënë dorëheqje pas këtij rasti ështëdrejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Vendimin për dorëheqje ai tha se e mori me bindjense përgjegjësia udhëheqëse nuk përfundon vetëm teveprimet individuale.

“Ajo nënkupton edhe përgjegjësinë për të garantuarqë institucioni që drejtojmë të ruajë standardet më tëlarta të ligjshmërisë, profesionalizmit dhe integritetit,besoj se ndonjëherë përgjegjësia morale kërkonvendime të vështira”, shkroi ai.

Kuvendi themelon komision hetimorparlamentar

Përveç masave të ndërmarra nga Policia dheProkuroria, rasti i Arlinda Zekajt ka marrë edhe njëdimension parlamentar.

Më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar njërezolutë për hetimin parlamentar të vrasjes së ArlindaZekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave, me 67vota për.

Ndërkaq, më 29 tetor, Kuvendi ka votuar me 90 votapër themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cilido të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet einstitucioneve lidhur me vrasjen e saj dhe trajtimin erasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë dhe ka mandatderi në gjashtë muaj për përgatitjen e raportitpërfundimtar.

Kryetar i komisionit është zgjedhur Burim Ramadani,ndërsa nënkryetar Adnan Rrustemi. Gjatë diskutimevenë Kuvend, deputetët kërkuan që në kuadër të hetimittë përfshihen edhe Ministria e Punëve të Brendshmedhe Ministria e Drejtësisë

Ministrja Donika Gërvalla deklaroi se është e gatshmetë vihet në dispozicion të komisionit për të ofruar tëgjitha informatat e nevojshme.

Protestat vazhdojnë, kërkohet përgjegjësipolitike dhe institucionale

Pas prezantimit të raporteve dhe refuzimit tëministrave për të dhënë dorëheqje, protestat nëPrishtinë kanë vazhduar për disa ditë radhazi.

Më 30 tetor, protestë u mbajt edhe në Pejë, kuqytetarët dhe familjarët e Arlindës marshuan drejtinstitucioneve, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënienga Komuna, Qendra për Punë Sociale, Policia,Gjykata dhe Prokuroria.

Gjatë kësaj proteste u transmetua edhe regjistrimiaudio i Arlindës, ku ajo kërkonte siguri nga zyrtarëtpolicorë.

Protesta u mbajtën edhe në Mitrovicë, ku qytetarëtkërkuan drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi ngainstitucionet që kishin qenë në dijeni për rastin e saj.

Ndërkohë, më 31 tetor, protestat në Prishtinëvazhduan për ditën e katërt. Protestuesit kërkuanshkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla,dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, GazmendMuhaxhiri.

Kërkesat e protestuesve nuk u kufizuan vetëm tedorëheqjet. Ata kërkuan edhe shkarkimin, hetimin dhendjekjen penale të zyrtarëve që dyshohet se kanëdështuar në trajtimin e rasteve të raportuara ngaArlinda.

Edhe pse Gazmend Hoxha kishte dhënë dorëheqjedhe 11 zyrtarë policorë ishin suspenduar, protestuesittheksuan se këto masa nuk mjaftojnë pa u hetuarpërgjegjësia e të gjithë zinxhirit institucional.

Protestat u zgjeruan edhe në Pejë e Mitrovicë, ndërsaorganizatorët paralajmëruan vazhdimin e mobilizimitqytetar deri në përmbushjen e kërkesave për drejtësidhe llogaridhënie.

Një javë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, bilanci iveprimeve institucionale përfshin suspendimin e dyprokuroreve, suspendimin e 11 zyrtarëve policorë,dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë,Gazmend Hoxha, themelimin e një komisioni hetimorparlamentar dhe vazhdimin e protestave qytetare.

Megjithatë, hetimet për rastin dhe proceduratdisiplinore janë ende në zhvillim. Përgjegjësiapërfundimtare e personave të përfshirë duhet tëpërcaktohet nga organet kompetente.

Rasti i Arlinda Zekajt mbetet një prej rasteve më tërënda që ka ngritur pikëpyetje për reagimin einstitucioneve ndaj grave që kërkojnë mbrojtje ngadhuna në familje

arlindakushvrasjes

Të ngjashme

Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt

08:05
Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

23:39
Nesër nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rexhepi tregon çfarë do të hetohet

Nesër nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rexhepi tregon çfarë do të hetohet

17:57
Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

17:15

Më shumë nga Lajme

  • 18:33Gjykata liron protestuesin në Tiranë, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime
  • 18:25Nëntori troket me shi e borë, dimri nis të tregojë fytyrën në Kosovë
  • 18:24Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
  • 18:22Tragjedia në Demiraj, Alban Hyseni shpreh ngushëllime për vdekjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe
  • 17:52Prania e aflatoksinës, AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça