Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gjykata liron protestuesin në Tiranë, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 18:33
Gjykata liron protestuesin në Tiranë, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur lirimin e menjëhershëm të shtetasit me inicialet O. Ç., i arrestuar më 29 tetor 2026, gjatë protestave të dhunshme në vend.

Atij i është caktuar dy masa sigurimi, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalimin për të qëndruar jashtë territorit të njësisë administrative ku ka vendbanimin, pa autorizimin e gjykatës.

Vendimi është marrë më 1 nëntor 2026, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal.

O.Ç. dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, të parashikuara nga nenet 150 dhe 263 të Kodit Penal.

Sipas vendimit të gjykatës, personi nën hetim duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës të hënën e parë të çdo muaji, në orën 11:00.

Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që ai të mos largohet nga territori i njësisë administrative në Dibër, ku ka vendbanimin, pa autorizimin e gjykatës, si dhe të mos shkojë në zonat ku zhvillohen tubime ose protesta. (Dokumenti i Plotë)/tch

gjykatatiranëtubime

Të ngjashme

Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

10:40
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare

Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare

23:26
Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

11:39

Më shumë nga Lajme

  • 19:08ReMusica shënon 25-vjetorin, Kurti vlerëson kontributin e festivalit në kulturë
  • 19:00Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
  • 18:55Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë
  • 18:54Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
  • 18:25Nëntori troket me shi e borë, dimri nis të tregojë fytyrën në Kosovë