Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, krejt çka tha Sorensen pas takimeve që pati në Kosovë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 08:37
Dialogu Kosovë-Serbi, krejt çka tha Sorensen pas takimeve që pati në Kosovë

“Alive and kicking (shëndosh dhe në këmbë të veta)”, ishin fjalët që emisari danez i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i tha për gazetarët kur u pyet dje për procesin, pasi u takua me deputetin Albin Kurti, i cili po vazhdon ta mbajë pozitën e kryeministrit.

Më shumë hollësi nuk ndau dhe udhë mori për takim edhe me liderë të partive të tjera politike.

Në fund të ditës së djeshme Sorensen i bëri një përmbledhje në “X” të krejt takimeve të tij dhe përkufizoi porosinë që e la në serinë e takimeve të tij: se Marrëveshja e Ohrit është e gjallë dhe se zbatimi i saj “tash, më urgjent se kurrë”.

“Vizitë produktive sot në Kosovë. Në të gjitha takimet që pata, theksova nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, tash më shunë se kurrë. Rruga për integrimin në Bashkimin Evropian shkon përmes përparimin kuptimplotë në dialog. Koha për të shkuar para ”, shkroi Sorensen.

Deputeti Albin Kurti në anën tjetër u lajmërua përmes një komunikate për shtyp të lëshuar në ZKM ku kërkoi “zbatim të plotë” të Marrëveshjes Bazike – sërish duke mos i përfshirë tre kushtet e supozuara të tij pa të cilat s’do të kishte dialog, e që supozohet të jenë: dorëzimi apo ekstradimi i Radoiçiqit, tërheqja e një letre të Ana Brnabiq në dhjetor të 2023’ës në Bruksel si dhe nënshkrimi bilateral i Marrëveshjes së Ohrit.

Kurti tash shkroi: “ Në takim u diskutua për zhvillimet në vend, për gjendjen e komuniteteve joshumicë, në veçanti të komunitetit joshumicë serb, dhe për rrugën drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit ”.

“Në anën tjetër, kryeministri ngriti shqetësimin e tij me emisarin Sørensen në lidhje me deklaratat e vazhdueshme kërcënuese të krerëve të Serbisë ndaj Kosovës dhe arrestimet arbitrate të qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë udhëtimit tranzit përmes Serbisë nga autoritetet serbe, ndaj të cilëve kërkoi reagim të zëshëm dhe dënues nga komuniteti ndërkombëtar”, u tha mes tjera në komunikatë.

Në anën tjetër Serbia ka pasur akuza – e deri në fyerje – ndaj Bashkimit Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ku nga Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq e deri te Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë akuzuar për “ mashtrim ” rreth Marrëveshjes së Brukselit.

Më shumë nga Lajme

  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend