Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dialogu me Serbinë, DASH publikon deklaratën ku flitet për bashkëpunim në energji, ekonomi e mbrojtje

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 23:06
Dialogu me Serbinë, DASH publikon deklaratën ku flitet për bashkëpunim në energji, ekonomi e mbrojtje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, pas zhvillimit të Dialogut të parë Strategjik SHBA–Serbi.

Në deklaratë thuhet se dialogu shënon “një synim të përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh për promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit”.

Po ashtu, bëhet e ditur se SHBA-ja dhe Serbia kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë rajonale të energjisë.

‘’Dy vendet mirëpritën gjithashtu njoftimin për një garanci kredie prej 50 milionë dollarësh nga Banka e Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara për grupin Telekom Srbija, për zhvillimin e rrjetit 5G të Serbisë duke përdorur furnizues të besueshëm, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve të komunikimit në Serbi’’ , thuhet mes tjerash në deklaratë.

Deklarata trajton edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar se SHBA-ja dhe Serbia kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, si dhe janë zotuar të intensifikojnë angazhimet ushtarake dypalëshe.

“Serbia ka kërkuar blerjen e pajisjeve mbrojtëse amerikane, të cilat do të shërbejnë për rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura të të dy vendeve dhe për ndërtimin mbi marrëdhëniet e krijuara gjatë ushtrimeve dypalëshe e shumëpalëshe dhe misioneve të përbashkëta paqeruajtëse.

Gjithashtu, Departamenti i Shtetit njoftoi se ka ndarë 1.5 milionë dollarë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e çminimit civil, me qëllim pastrimin e zonave nga minat tokësore dhe mjetet shpërthyese të pashpërthyera”, thuhet tutje.

Më shumë nga Lajme

  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
  • 08:56Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë
  • 08:51Behrami-Kurtit: Nuk ke kah ik vogëlush, fundin tënd politik do ta kesh në burg
  • 08:40Pas Qeverisë, deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit
  • 08:38Lushtaku - Kurtit: Ora 8:16, ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëme