Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 17:09
Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, gjatë të cilit janë kontrolluar 40 lokale të muzikës live dhe 62 qendra masazhi në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është zhvilluar nga 3 deri më 17 nëntor 2026, në bashkëpunim me inspektorë të institucioneve të ndryshme, përfshirë Inspektoratin e Tregut, Inspektoratin e Punës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe inspektorët sanitarë.

Gjatë kontrollit të 40 lokaleve të muzikës live janë identifikuar 285 persona, prej tyre 223 femra dhe 62 meshkuj. Nga ta, 117 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 168 shtetas të huaj, kryesisht nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kolumbia.

Në këtë kategori, tetë lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për shkak të shkeljeve administrative.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të 62 qendrave të masazhit janë hasur 120 persona, përfshirë 94 femra dhe 26 meshkuj. Prej tyre, 73 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 47 shtetase të huaja, kryesisht nga Tajlanda dhe Shqipëria, si dhe nga Serbia.

Për shkak të shkeljeve administrative, shtatë qendra masazhi janë mbyllur nga inspektorët.

Tetë persona të arrestuar për kundërvajtjen “Marrje me prostitucion”

Gjatë realizimit të planit operativ janë evidentuar edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, të njohura si shërbime eskorte.

Në këto raste janë arrestuar tetë persona: katër meshkuj, tre shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë, si dhe katër femra shtetase të huaja, një nga Brazili dhe tri nga Kolumbia.

Policia ka bërë të ditur se për rastet në fjalë janë dorëzuar fletëparaqitjet në gjykatë, ndërsa të dyshuarve u janë shqiptuar gjoba.

Gjithashtu, shtetaseve të huaja, me vendim të gjykatës, u janë shqiptuar edhe masat plotësuese të dëbimit nga territori i Kosovës dhe ndalimit të hyrjes në vend, për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Policia ka theksuar se gjatë kontrolleve, të gjitha punëtoreve të hasura në lokalet e muzikës live, qendrat e masazhit dhe shërbimet eskorte u është ofruar mundësia të deklarohen nëse janë viktima të ndonjë forme të shfrytëzimit apo trafikimit me qenie njerëzore.

Sipas njoftimit, nga këto deklarime nuk është identifikuar asnjë rast i trafikimit me qenie njerëzore.

personalokalelive

Të ngjashme

I ofenduan e sulmuan zyrtarët policorë, Policia arreston katë persona në Mitrovicë të Veriut

I ofenduan e sulmuan zyrtarët policorë, Policia arreston katë persona në Mitrovicë të Veriut

16:37
Aksident i rëndë në Istog, lëndohen katër persona

Aksident i rëndë në Istog, lëndohen katër persona

10:12

Më shumë nga Lajme

  • 19:16“E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore
  • 19:15Vetaksidentohet vetura zyrtare në Viti, s’dihet për të lënduar
  • 19:07OVL-UÇK kërkon miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron protesta gjithëpopullore
  • 18:23Bosnja i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit, e shpall kërcënim për sigurinë kombëtare
  • 18:14Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin gjerman