ujar Qeriqi, i cili në vitin 2022 i kishte kërkuar Fidan Jupollit bashkëpunim në emisionin e tij, sot e ka thumbuar moderatorin me një karikaturë. Jupolli ka reaguar ashpër, duke ia kujtuar kërkesën e dikurshme dhe duke thënë se nuk kishte pasur mundësi ta merrte në punë.
Gjithçka nisi pasi Qeriqi publikoi në Facebook një karikaturë, të shoqëruar me mbishkrimin: “Babik nuk ka opsion tjetër.”
Në karikaturë paraqitet një personazh me një thes me mbishkrimin “DEVOLLI”, nga i cili dalin kartëmonedha, ndërsa në një flluskë shkruhet: “O je me UÇK-në, o je me Klan Kosovën!”
Nga një bisedë e 15 gushtit 2022, del se Qeriqi dikur kishte kërkuar të bashkëpunonte me Jupollin në emisionin “DPT”.
Karikaturisti i kishte propozuar moderatorit që mysafirëve, kryesisht politikanëve dhe deputetëve, t’u dhuroheshin portrete të tyre në formë karikaturash gjatë emisionit.
“Pra nese te pelqen idea mundemi te bashkpunojmë me nje marrveshje racionale. Babik vetem emisioni juj Dpdt te do ishte ideal per ket bashkpunim”, i kishte shkruar Qeriqi.
Në atë kohë, Jupolli e kishte mirëpritur propozimin.
Megjithatë, ai i kishte sqaruar se ende nuk e dinte nëse do të realizohej studioja e re, duke i shkruar: “Si t’ me bahet dalim folim”.
Pas publikimit të karikaturës, Jupolli ka reaguar në Facebook, duke ia përmendur Qeriqit kërkesën për bashkëpunim
“Kqyrne cili osht niveli i tyne, hahahahah!”, ka shkruar fillimisht Jupolli.
“Per bese, une nuk kom pare me marre shume punetore — funksionoj veç me tre. Nese s’kom mujt me te marre ne pune, nuk don me thane qe jom i keq, bre, edhe pse me ke lute per bashkepunim.”







