Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dosja ndaj Metës, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake në GJKKO

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 11:08
Dosja ndaj Metës, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në Shqipëri ka caktuar gjyqtaren Irena Gjoka për të shqyrtuar në seancën paraprake çështjen penale në ngarkim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Shorti elektronik i hedhur në GJKKO ka përcaktuar që dosja të shqyrtohet nga gjyqtarja Gjoka, e cila do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.

Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzat për “korrupsion”, “pastrim parash”, si dhe “mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Sipas SPAK, Meta dhe bashkëshortja e tij janë përfshirë në disa veprime të dyshuara penale “në bashkëpunim me funksionarë të tjerë publikë”. Hetimet ndaj tij nisën që në vitin 2019, në kuadër të aferës së njohur si ÇEZ-DIA, ndërsa më vonë janë zgjeruar me një tjetër kallëzim që lidhet me lobimin në Shtetet e Bashkuara, përmes pagesave të padeklaruara me vlera të konsiderueshme në euro.

Kujtojmë se Irena Gjoka ishte dhe gjyqtarja e çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka akuzuar gjyqtaren për fshehje të dënimit në Greqi./Euronews.al

Më shumë nga Lajme

  • 13:57U.d. i kryeprokurorit të Speciales: Aksioni kundër narkotikëve u konkretizua brenda një afati rekord
  • 13:56Kusari për raportin e progresit të BE-së: Kosova shënon përmirësim të kufizuar në lirinë e medias
  • 13:53BE vërejtje Kosovës në Raport për sistemin e drejtësisë, përmendet Ligji për Specialen dhe ai për KPK-në
  • 13:505 të arrestuar dhe mbi 37 kg narkotikë të kapur, Prokuroria, Policia dhe AKI shpalosin detajet e fundit nga aksioni i fundit
  • 13:45Inspektorati i Punës ndal punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot, konstaton parregullsi në sigurinë e punëtorëve