Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy shoferë me vetura me targa të huaja bëjnë gara shpejtësie në Ferizaj, për njërin policia ka njoftuar autoritetet zvicerane

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 13:52
Dy shoferë me vetura me targa të huaja bëjnë gara shpejtësie në Ferizaj, për njërin policia ka njoftuar autoritetet zvicerane

Policia në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën Varosh–Gërlicë.

Shoferët kanë qenë me vetura me targa të huaja dhe njëri po voziste 192 kmh e tjetri 185 km/h.

Shoferi B.S., 22 vjeç, është gjobitur me 500 euro, ndalim të vozitjes për 12 muaj në Kosovë dhe janë njoftuar autoritetet zvicerane pasi ai posedon leje të Zvicrës.

“Shoferi me inicialet B.S. (22 vjeç), me veturë të tipit BMË dhe targa të Zvicrës, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 192 km/h në një zonë me kufizim të lejuar prej 60 km/h. Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Kosovës për 12 muaj, si dhe janë njoftuar autoritetet zvicerane, në bazë të marrëveshjes bilaterale mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, pasi posedon leje drejtimi të lëshuar nga Zvicra.”

Ndërsa shoferi tjetër F.S. 20 vjeç është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të vozitjes ëpr 12 muaj.

“Shoferi tjetër, F.S. (20 vjeç), shtetas dhe banues në Kosovë, është kapur duke lëvizur me veturë të tipit Porsche, me targa të huaja, me shpejtësi 185 km/h në të njëjtën zonë me kufizim 60 km/h. Ai është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative, si dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.”

“Matja e shpejtësisë është kryer me veturën inteligjente të Policisë së Kosovës, e cila është e pajisur me radar të avancuar. Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik.”

Më shumë nga Lajme

  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
  • 11:00Kadrijaj mohon foton me personin që kërcënoi Haradinajn: Është me inteligjencë artificiale, do ta denoncoj Vudi Xhymshitin
  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi